VIDEO/ "Si u ndjeve kur erdhi Egli?"- Gjesti befason me përgjigjen

Gjatë ditës së sotme Gjesti dhe Danja kanë diskutuar mes tyre se si është ndjerë banori në momentin kur Egli u rikthye në shtëpinë e “BBVA4”.

Gjatë bisedës me Danjën Gjesti shpesh herë shprehet se “ata” duan ta njollosin. Kjo fjali lë të nënkuptuar se kur thotë “ata” banori e ka fjalën për Eglin dhe produksionin e spektkalit.

Teksa i shprehet Danjës, kjo e fundit nuk reagon fare.

Ndërsa Gjesti vijon më tej duke theksuar se po duan me e nxjerrë keq në sytë e publikut.

Papritmas, Danja ia ndërpret fjalën dhe e pyet: Çfarë ndjeve kur erdhi Egli?

Pyetja e kapi në befasi artistin dhe ai u përgjigj duke treguar emocionet që përjetoi kur mori vesh se “shoqja e tij e krevatit” do rikthehej.

Pjesë nga biseda:

Gjesti: Isha i emocionuar, më kujtohej se si e kisha lënë dhe si është tani. Nuk më vjen mirë për asgjë që ka ndodhur se Egli nuk të lë të flasësh.

Danja: Është e lënduar.

Gjesti: Po, por nuk zgjidhet kështu. Ajo do të ma luajë shefin, ia luaj edhe unë shefin. Bëhemi o të dy shefa o të dy nuba. Nuk kam qenë mirë prej gjendjes së saj.