Stuhi pluhuri në Teksas e New Mexico! Aksidente rrugore dhe dëme në infrastrukturë nga era e fortë

Një stuhi pluhuri ka goditur Teksasin, duke sjellë erëra të forta dhe ulje të shikueshmërisë. Autoritetet njoftuan se erërat kanë dëmtuar linjat e energjisë dhe mund të ndikojnë në përhapjen e zjarreve

Teksasi dhe New Mexico, u përfshinë nga një stuhi pluhuri, shoqëruar me erëra të forta që shkaktuan problematika

Këto pamje u fiksuan në Teksas ku pluhuri uli ndjeshëm shikueshmërinë.

Për pasojë shumë mjete u përplasën apo përfunduan jashtë rruge në flakë.

Stuhia e pluhurit në Nju Meksiko detyroi autoritetet të mbyllin disa akse të rëndësishme rrugore për të shmangur aksidentet e mundshme.

Autoritetet amerikane thonë se erërat e forta që sjellin këto stuhi kanë  dëmtuar linjat e energjisë elektrike, por mund të ndezin edhe zjarret kryesisht në pjesë të Teksasit perëndimor dhe jugor.

Shërbimi Kombëtar i Motit dha një alarm urgjent paralajmëroi për kushtet e dukshmërisë zero dhe pasoja shëndetësore të plhurit për foshnjat dhe të moshuarit

Dhe në disa pjesë të shtetit, erërat kanë arritur deri 113 km / orë. Stuhitë e pluhurit vijnë pas motit të keq në Shtetet e Bashkuara të Amerikës gjatë fundjavës që la pas 40 viktima.