Presidencialet në Rumani! Partitë e së djathtës ekstreme po bashkohen rreth një kandidati të vetëm
Partitë e të djathtës ekstreme në Rumani po bashkohen rreth një kandidati të vetëm për zgjedhjet presidenciale pasi Gjykata Kushtetuese e vendit ndaloi një politikan pro rus të behët pjese e garës. Kreu i Aleancës për Bashkimin e Rumunëve në kushtet e reja ka mundësinë të shkojë në balotazh pasi rivalët properëndimore kanë dështuar të bashkohen
E djathta ekstreme rumune po rigrupohet rreth kandidatit të saj të vetëm përpara zgjedhjeve presidenciale të majit.
George Simion, kreu i partisë së dytë më të madhe në vend është tashmë kandidati i vetëm pasi një aleat u tërhoq nga gara të mërkurën, duke rritur shanset e tij për të hyrë në balotazh.
Vetëm 38 vjeç, ai e ka parë partinë e tij gjashtëvjeçare të kalojë nga një grup i skajshëm kundër vaksinimit gjatë pandemisë COVID-19 në forcën kryesore opozitare të Rumanisë, duke i bërë thirrje diasporës së klasës punëtore, votuesve të rinj dhe duke ndërtuar zemërimin popullor me politikanët kryesorë.
Në kushtet e reja vlerësohet se George Simion ka një shans të madh, veçanërisht duke pasur parasysh dështimin e politikanëve properëndimorë për t'u bashkuar.
Po ashtu vlerësohet si një kandidat më të pranueshëm në krahasim me Călin Georgescu.
Elektorati i motivuar i tij besohet se mund të dalë në ditën e zgjedhjeve dhe të mbështesë kandidatin më të afërt me ish-udhëheqësin e tyre, Simionin.
Më pak radikal në retorikën e tij nuk e ka shprehur kurrë hapur mbështetjen për Rusinë.
Kreu i Aleancës për Bashkimin e Rumunëve (AUR), po përpiqet të marrë mantelin e Georgescu dhe të bëhet presidenti i ardhshëm i Rumanisë.
Shteti anëtar i Bashkimit Evropian dhe NATO-s, i cili kufizohet me Ukrainën, do të përsërisë zgjedhjet presidenciale me dy raunde më 4 dhe 18 maj.
Në zgjedhjet presidenciale të nëntorit Călin Georgescu, një nacionalist anti-BE dhe miqësor ndaj Moskës, fitoi raundin e parë por votimi u anulua për ndërhyrje të dyshuar ruse dhe Georgescu është vënë nën hetim penal .
Javën e kaluar, gjykata e lartë e Rumanisë la në fuqi një vendim që e ndalon atë të kandidojë në rivotimin në maj.
Tani edhe ata që nuk e mbështetën Georgescu-n janë kundër vendimit për të duke e konsideruar si cënim të demokracisë.
Ligjërisht, vendimet për të anuluar votën dhe për të ndjekur Georgescu mund përbëjnë kundërvëdje.
Por, politikisht, në një shoqëri që ndihet po aq e ngopur dhe e zhgënjyer nga klasa e saj politike sa ajo e Rumanisë ato rezultuan të jenë shpërthyese.


