Lamtumira e fundit 59 viktimave! 178 të plagosurit e Koçanit, në gjendje të stabilizuar. Taravari: 10 të rinj, në gjendje kritike për jetën

Ju dha lamtumira e fundit 59 viktimave të zjarrit në Maqedoninë e Veriut. Ceremonia e varrimit u be më nderime shtetërore në vendet e lindjes s tyre. Ndërsa ministri i Shëndetësisë ka njoftuar se disa të rinjtë që po trajtohen në spitale janë stabël ndërsa 10 prej tyre që po kurohen jashtë vendit në gjedje kritke.

Trishtim, heshtje, lot dhe lule!

Kocani në Maqedoninë e Veriut i dha lamtumirën këtë të enjte 59 të rinjve që humbën jetën nga zjarri në një diskotekë që operonte në shkelje të ligjeve në qytet.

Fotografitë e viktimave u vendosën në qendër të qytetit ku u bënë homazhe me lule e qirinj.

Disa kilometra më tej u zhvilluan ceremonitë e varrimit me lotëve e dhimbjes së familjarëve.

Lamtumira e fundit 59 viktimave! 178 të plagosurit e Koçanit,

Ceremoni të ngjashme u zhvilluan në të gjitha qytetet nga ku ishin të rinjtë që humbën jetën në ngjarjen që e ktheu festën në tragjedi

Mes viktimave iu është dhënë lamtumira e fundit edhe anëtarëve të grupit “DNK” të cilët ndërruan jetë në zjarr gjatë performancës live në diskotekë.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari bëri të ditur se 72 pacientët që po trajtohen në Maqedoninë e Veriut janë në gjendje të qëndrueshme dhe jashtë rrezikut për jetën

 3 prej tyre tashmë janë rikthyer në shtëpi.

Ndërsa pacientët që janë dërguar për trajtim jashtë vendit, ministri tha se janë gjithsej 101 dhe shumica janë jashtë rrezikut për jetë, nga këta në gjendje kritika janë 10 pacient

Lamtumira e fundit 59 viktimave! 178 të plagosurit e Koçanit,

Autoritetet kanë premtuar hetim të shpejtë dhe të plotë për tragjedinë si dhe kanë arrestuar 23 dyshuar deri tani, 11 prej të cilëve ndodhen në paraburgim.

Sipas hetimeve zjarri që shkaktoi tragjedinë nisi nga fishekzjarret, ndërsa diskoteka ku ndodhi tragjedia nuk plotësonte kushtet dhe operonte me dokumente të falsifikuara.