Ushqyerja e shëndetshme gjatë Ramazanit/ Kalleshi: Regjimi i duhur ushqimor është çelësi i përfitimeve

E ftuar në studion e lajmeve në “Ora News’, nëpërmjet një lidhje të drejpërdrejtë në “Skype” ishte  dietologia Anila Kalleshi, për të folur për të mirat që sjell agjërimi dhe mënyrën sesi duhet të ushqehemi gjatë muajit të ramazanit.

“Agjërimi është një dobi e jashtëzakonshme që I bëhet organizmit. Tashmë edhe dietat që po arrijnë të kopjojnë agjërimin, janë dietat më të suksesshme. Kjo I referohet mënyrës sesi njerëzit ushqehen gjatë agjërimit. Gjithmonë flasim kur në periudhën e agjërimit njerëzit arrijnë të ushqehen shëndetshëm.

Nëse ne agjërojmë, por në vaktin e iftarit ose syfyrit ne ushqehemi me ushqime jo të shëndetshme kuptohet se nuk është se kemi bërë gjë të mire në organimzmin tonë. Nëse ne nuk bëjmë një regjim ushqimor të shëndetshëm gjatë kësaj periudhe nuk do të kemi përfitime të mëdha. Nëse dieta jonë do të konsistonte në ushqime të shëndetshme, duke përfituar proteina që janë shumë të shëndetshme dhe na japin mjaft energji gjatë gjithë ditës, fibrat që na ndihmojnë për tretjen e ushqimit gjithashtu kemi konsumuar atë sasinë e nevojshme të ujit, e cila duhet të konsumohet 6 deri në 8 gota për diku pas syfyrit ose në mëngjes herët dhe nëse ne kemi bërë një dietë të shëndetshme”, u shpreh Kalleshi.