Kujdesi në pranverë, mjekja Monika Fida: Ja si ta mbani lëkurën të shëndetshme dhe të ndritshme! Edhe meshkujt po trajtohen

Me ardhjen e pranverës, ndryshimet në temperaturë dhe lagështi ndikojnë ndjeshëm në lëkurën tonë. Pas një dimri të ftohtë dhe të thatë, lëkura ka nevojë për disa masa të kujdesit të posaçëm për t’u rikuperuar dhe për të qëndruar e shëndetshme gjatë këtij sezoni.

Mjekja dermatologe Monika Fida e ftuar në studion e lajmeve në "Ora News" u shpreh se thelbi i trajtimit është tek mirëmbajtja e lëkurës.

"Ne kemi nevojë për lëkurë të shëndetshme dhe ndaj është e këshillueshme mirëmbajtja dhe jo transformimi i lëkurës (operacionet apo ndërhyrjet plastike).

Përveç kremrave dhe produkteve të shumta hidratues dhe dhe mbrojtës, një element kyç është dhe ushqimi sidomos me produkte bio", u shpreh mjekja.

Fida po ashtu theksoi se tashmë falë edhe ndërgjegjësimit edhe meshkujt sa vijnë e shtohen në trajtimin dhe mmirëmbajtjen e lëkurës së tyre.

Fida tha se edhe pse moti është më i ngrohtë në pranverë, hidratimi i lëkurës mbetet një hap i domosdoshëm. Pas ndikimit të ajrit të thatë të dimrit, lëkura shpesh mund të duket e lodhur dhe e dehidruar.

NDIQNI INTERVISTEN E PLOTE ME MJEKEN DERMATOLOGE MONIKA FIDA

Përfshirja e produkteve të kujdesit të lëkurës në një rutinë të rregullt mund të jetë një formë e kujdesit për veten dhe relaksimit. Marrja e kohës për të pastruar, hidratuar dhe përkëdhelur lëkurën mund të ndihmojë në uljen e stresit, promovimin e relaksimit dhe rritjen e vetëbesimit, duke çuar në një ndjenjë të përmirësuar të mirëqenies.