Gjermania premton 300 milionë euro në ndihmë të Sirisë
Gjermania tha sot se do të sigurojë 300 milionë euro shtesë për të ndihmuar në zbutjen e ndikimit shkatërrues të luftës civile në Siri.
Fondet do të mbështesin kryesisht ndihmën humanitare, shoqërinë civile dhe arsimin, duke ndihmuar gjithashtu refugjatët sirianë dhe komunitetet pritëse në Jordani, Liban, Irak dhe Turqi.
Ministrja e Jashtme, Annalena Baerbock dhe ministrja për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim, Svenja Schulze e bënë njoftimin në një konferencë donatorësh në Bruksel.
“Të gjitha masat në Siri do të zbatohen ekskluzivisht përmes agjencive të ndihmës së OKB-së dhe organizatave joqeveritare, jo me qeverinë tranzitore siriane”, thuhet në një deklaratë të veçantë për shtyp të qeverisë gjermane.
Duke trajtuar situatën e Sirisë që nga rrëzimi i sundimtarit afatgjatë, Bashar al-Assad në dhjetor, Baerbock pranoi progresin dhe sfidat e vazhdueshme.
Duke folur në një takim të ministrave të Jashtëm të BE-së, ajo dënoi dhunën e fundit në provincën bregdetare të Latakias dhe i kërkoi qeverisë kalimtare të kryente një hetim të plotë.
Qeveria e pa kryengritjen si një përpjekje të besnikëve të al-Asaad për të destabilizuar vendin.
Baerbock i bëri thirrje presidentit të përkohshëm sirian, Ahmed al-Sharaa të qeverisë vendin me përgjegjësi dhe gjithëpërfshirëse.
“Kjo është një mundësi historike, një sfidë monumentale dhe një akt delikat balancues”, tha ajo. Premtimi i fundit i Gjermanisë është dukshëm më i ulët se angazhimi prej 1 miliard eurosh i vitit të kaluar.
