Uniforma e re e Gjermanisë, homazh për 125-vjetorin e kombëtares
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Mars 2025, 16:58
Gjermania prezantoi këtë të hënë uniformën e saj më të re, e cila shënon 125-vjetorin e kombëtares.
Fanella e bardhë, me vija vertikale të lehta, ka detaje të zeza si në jakë ashtu edhe në fundin e mëngëve.
Ajo përmban logon e vjetër të Adidas në njërën anë dhe atë të Mannschaft në anën tjetër (që gjithashtu evokon të kaluarën), ndërsa shqiponja është e përfaqësuar në një lloj hijezimi pas stemës.
Uniforma e re e Gjermanisë, si homazh për 125-vjetorin e kombëtares, prezantohet përpara dy ndeshjeve kundër Italisë në çerekfinalet e Ligës së Kombeve.
125 Jahre DFB. Ein Trikot für die Ewigkeit. ????????
— DFB-Team (@DFB_Team) March 17, 2025
Sei Teil der Geschichte ✨
➡️ https://t.co/cZZLpkAbxR
???? DFB/Philipp Reinhard pic.twitter.com/qrWkIGIJfD
