Provokon Kanye West! Përfshin Sean Diddy Combs e vajzën në këngën e re. Kim Kardashian betejë për bllokimin e këngës së re

Përfshirja e Sean Diddy Combs dhe vajzës së tyre North në të njëjtën këngë e ka bërë Kim Kardashian të nisë një betejë ligjore për të mos lejuar publikimin e këngës së re të Kanye West. Ky i fundit ka reaguar ashpër ndaj rastit.

Një pasazh i shkurtër i këngës më të fundit të publikuar nga Kanye West po bën jo vetëm xhiron e rrjetit, por e ka çuar ish-bashkëshorten e tij Kim Kardashian të ngrejë një proces gjyqësor kundër tij.

Në këngën ku për herë të parë besohet se shfaqet Sean Diddy Combs pas skandalit, ky i fundit e falënderon West si të vetmin mik që i ka qëndruar pranë dhe është interesuar për gjatë kësaj kohe.

Por nuk është kjo që e ka shqetësuar Kim Kardashian.

Është fakti që në të njëjtin klip shfaqet edhe vajza e tyre, North West, 11 vjeç.

I dërgova dokumentet në institucionin e drejtësisë që ajo të mos ishte në këngën e Diddyt, për ta mbrojtur. Dikush duhet ta bëjë. Aq më pak që unë që kur fëmijët tanë linden kam marrë përsipër përgjegjësinë ligjore për ta, thotë Kardashian.

Ajo shton se për pak kohë gjithçka mund të ndryshojë dhe të jetë në dorën e vajzës së saj.

Ne e patëm konsultuar përdorimin e emrin pas ndarjes. Kur ajo të jetë 18 vjeç mund të vendosë vetë. Sa për tani duhet të ndalosh përfundon Kardashian.

Edhe West është treguar i ashpër pas veprimit të Kardashian që mund ti ndalojë edhe publikimin e këngës.

Ndryshoje padinë ose do të shkojmë në luftë dhe asnjëri prej nesh nuk do të shërohet nga pasojat publike. Do të duhet të më vrasësh që të tërhiqem, deklaroi ai.

Kardashian, e cila ka katër fëmijë me West, nuk ka folur publikisht për sjelljen e mëparshme të ish-bashkëshortit të saj, por mbetet për t’u parë se çfarë do të sjellë ky debat publik i tyre.

Provokon Kanye West! Përfshin Sean Diddy Combs e vajzën në