PIU DHE NUK E MBAJTI DOT! Danny Jones në “telashe” me gruan pas puthjes me modelen
Këngëtari i njohur Danny Jones është përfshirë në një situatë të pakëndshme pas publikimit të një puthjeve me modelen Maura Higgins. E shoqja po përballet me një lum komentesh në rrjet teksa përpiqet ti tregojë publikut se e ka falur 39 vjeçarin.
Këngëtarit dhe kompozitorit të njohur britanik Danny Jones duket se i ka kushtuar shumë puthja që I dha në gjendje të dehur modeles Maura Higgins.
Gruaja e tij nuk ka reaguar pas publikimit të videos nga TheSun e cila u bë virale në rrjet, por në daljen e tyre të parë publike ku edhe janë fotografuar së bashku pas rastit tensioni është I dukshëm.
Dannyt i shihet unaza e tij të martesës, por partnerja e tij Georgia Horsley e mban dorën e majtë fort në xhep duke mos e lënë të kuptohet nëse është thjesht një gjest apo po tenton të fshehje heqjen e unazës.
Dukej se po bënin një bisedë të tensionuar ndërsa po ecnin nëpër një park në Londrën Jugperëndimore.
Një burim që foli për të njëjtën medie tha se e gjithë kjo situatë ka qenë tepër e sikletshme për Danny dhe Georgia.
Ata janë të prirur të punojnë së bashku dhe të vazhdojnë përpara. Por Gjeorgjia nuk dëshiron që njerëzit të mendojnë se gjithçka tashmë është falur. Ishte e shqetësuar që fotot e saj dhe Denit së bashku të jepnin përshtypjen se gjithçka është në rregull, porn ë të vërtetë nuk është aspak kështu.
Ylli 39 vjeçar, në një reagim që bëri të premten tha gjithashtu se i vinte keq për pjesën tjetër të familjes së tij.
Në një postim në Instagram ai shkruajti: Më falni që m'u desh pak kohë për ta postuar këtë, por kam dashur të qëndroj me njerëzit më të afërt me mua. Nuk është e vështirë për publikun të lexojë mes rreshtave.

