VIDEO/ Egla trazon ujërat në "BBVA4": Po të kesh k*qe vjen dhe më puth
Hyrja e Egla Cenos brenda shtëpisë së “BBVA4” ditën e sotme u pasua me një sërë surprizash nga ana e saj.
Që nga puthja që ajo i dhuroi Laertit e deri në momentin kur ajo zgjedh “të rikutjojë” një nga çastet më relaksuese brenda shtëpisë: banjë në vaskë.
Teksa ajo po bënte gati vaskën pyeste banorët se nga cila anë është uji i ngrohtë si dhe shtonte s ekishte nevojë për shampoo.
Në një moment Gjesti shkon e përqafon, Laerti i mban mikrofonin ndërsa Ola i vjen në ndihmë me një shampo.
Ndërkohë që po shijonte qëndrimin e saj në vaskë, nuk kishte si ajo të mos ngacmonte banorët aktualë të spektaklit.
“Pse i lini këto çunat me brekë nëpër shtëpi?”, thotë Eglsa teksa shikon Gjestin dhe më pas i drejtohet atij: “O Gjesti vish një palë pantallona mo burrë, ça bën robi me brekë”.
E teksa Ola u dëgjua duke kënduar nëpër shtëpi aktorja i thotë: “Ola ku e ke mikrofonin?”.
“Ciao Vserlo”, thotë Egla teksa banori kalon pranë saj.
“Laert po të kërkoj vetëm një puthje, po nuk ma dhe e di vetë. Po të jesh burrë më jep një puthje. Laert më shiko i çik, po nuk më dhe një puthje nuk je gjë. Mërzitem po nuk më dhe një puthje”, ngacmonte aktorja e njohur Laertin, i cili qëndronte te pjesa e banjës.
