VIDEO/ Valbona e pranon: Më pëlqejnë femrat, vdes për to...
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Mars 2025, 15:40
Një debat i ashpër shpërtheu sot në shtëpinë e "Big Brother VIP Albania 4" mes Danjës dhe Valbonës, duke krijuar tension dhe emocione të forta mes banorëve.
Në kulmin e diskutimit, Valbona iu afrua Danjës, duke tentuar t’i vendoste dorën mbi supe, por ky veprim e acaroi edhe më shumë këtë të fundit.
"Mos më prek!" – shpërtheu Danja me tone të larta.
"Vetëm urdhëra mos më jep mua," iu përgjigj Valbona me një ton të prerë.
Situata u përshkallëzua më tej kur të dyja nisën të hidhnin jastëkë dhe batanije ndaj njëra-tjetrës. E revoltuar, Danja i tha Valbonës:
"Të pëlqejnë femrat, prandaj nuk e puth Laertin!"
Valbona reagoi menjëherë me ironi, duke e përballuar deklaratën e Danjës me një përgjigje thumbuese:
"Po, vdes për femrat!"
