FOTO/ Rrëzohet avioni në Pensilvani, në bord ndodheshin 5 persona
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Mars 2025, 22:48
Një avion i vogël me pesë persona në bord u rrëzua pasditen e së dielës në Pensilvani.
Avioni u rrëzua pranë një fshati në jug të Aeroportit Lancaster, thanë autoritetet lokale.
Pamjet tregojnë tym të zi që dilte nga rrënojat e avionit dhe disa automjete të përfshira nga flakët.
Ende nuk ka informacione për personat në bord apo për shkaqet e rrëzimit të avionit.

