Musk reagon pas raportimeve ndërprerjen e aksesit për Ukrainën/ ‘Ne kurrë nuk do ta bënim diçka të tillë’
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Mars 2025, 19:49
Elon Musk deklaroi sot në një postim në X se për sa kohë që ai nuk do të jetë dakord me Zelenskin, kjo nuk do të thotë se Ukraina do të humbë aksesin në satelitët e tij.
“Ne kurrë nuk do ta bënim diçka të tillë apo ta përdornim atë si mjet pazaresh”, shkroi Musk.
Ky reagim i Musk vjen në një kohë që ka pasur raportime se ai do të ndërpriste aksesin e Ukrainës në Starlink.
Kujtojmë se Musk ofroi mijëra terminale ‘Starlink’ në Ukrainë, për të zëvendësuar shërbimet e komunikimit të shkatërruara nga Rusia pas pushtimit të saj në shkurt 2022.
