FOTO/ Në Kosovë, fëmijës i nxirret bateria e telekomandës nga stomaku
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Mars 2025, 21:53
Një fëmije dy vjeç në Gjilan të Kosovës ka shpëtuar falë një ndërhyrjej mjekësore, pasi kishte gëlltitur një bateri të telekomandës.
Lajmin e ka bërë me dije mjeku gastroerolog Besnik Elezi, i cili kreu edhe ndërhyrjen mjekësore, duke shpëtuar vogëlushin.

Në një postim në rrjetet sociale, Elezi ka postuar edhe disa fotografi, të cilat tregojnë se si dukej bateria në stomakun e fëmijës, dhe pas nxjerrjes së saj.
“Largohet nga stomaku baterie e telekomandes te femija 2 vjet K.Sh.” – shkruan shkurtimisht ai krahas fotove.
Gëlltitja e baterive është tepër e rrezikshme pasi gjatë kontaktit me lëngjet e stomakut, ajo krijon qark të shkurtër duke çliruar kimikate alkaline që dëmtojnë rëndë indet.







