“E ke të vështirë refuzimin”, Lori dhe Ola debatojnë për Jozin: E dua moj! Po e bën të më lëndosh
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Mars 2025, 00:34
Këtë mbrëmje Lori dhe Ola kanë nisur të flasin për përplasjen e tyre për Jozin, pas situatës se krijuar një nate me parë ku ajo kërceu me ish-partnerin e Lorit.
Nëse unë doja të lëndoja Lorin kisha bërë gjëra shume të mëdha”, tha Ola teksa fliste për situatën e saj me Jozin.
Menjëherë ka reaguar Lori e cila i tha me ironi “pse çfarë prisje të bëjë?!”.
“Ti e ke të vështirë refuzimin, unë gjë për inat s’po të bëj”, tha Ola.
“E kam sepse e dua!”, iu përgjigj Lori.
“Jam i sikletosur nga kjo situatë, jam i qarte me ndarjen mes nesh, unë kërkoj që mënyra e të folurit me Lorin të jetë me respekt”, tha Jozi.
“Ti ke ardhur të më denigrosh, asnjëherë nuk do të flas me qetësi”, iu përgjigj Lori.
