FOTO/ Gjesti tha se nuk ka ndjenja për të, reagon Egli: Mendohuni mirë para se...
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Mars 2025, 22:08
Në spektaklin televiziv "BBVA4" po vazhdohet të diskutohet për largimin e Egli Takos.
Shumica prej banorëve fajsojnë Gjestin, pasi nuk e qartësoi raportin e tyre që në fillim.
Ky i fundit përsëriti dhe njëherë se nuk ka pasur ndjenja për këngëtaren dhe se është i ngarkuar emocionalisht.
Ndërkohë që para pak minutash nëpërmjet një postimi ne "insta-story" Egli ka publikuar një video të sajën ku është duke qarë.
"Mendohuni mirë para se të bëni një grua të qajë sepse Zoti i numëron lotët e saj. Gëzuar 8 Marsin! "- shkruan ish banorja.

