FOTO+VIDEO/ Një burrë ngjitet në kullën e “Big Ben”, valëvit flamurin palestinez, mbyllet zona në Londër

Një burrë që mbante një flamur palestinez u ngjit ditën e sotme në kullën e Big Benit në Pallatin Westminster.

Mësohet se i riu teksa ngjitej në kullë thërriste “Liri për Palestinën”. Një zëdhënës i Policisë Metropolitane tha se autoritetet u alarmuan për incidentin në Big Ben herër në mëngjes.

Oficerët e policisë janë në vendngjarje dhe po punojnë për të siguruar përfundimin e sigurt të incidentit. “Brigada e Zjarrfikësve të Londrës dhe Shërbimi i Ambulancës në Londër po ndihmojnë”, tha zëdhënësi.

FOTO+VIDEO/ Një burrë ngjitet në kullën e “Big

Policia vendosi kordonin dhe mbyll urën Westminster, teksa shërbimet e urgjencës kanë rrethuar zonën përreth Big Ben-it  në një nga ndërtesat në Pallatin e Westminsterit.

Videoja në mediat sociale tregon një burrë zbathur duke qëndruar në një parvaz duke mbajtur një flamur palestinez disa metra lart kullës Elizabeth.

Të paktën nëntë automjete të shërbimit të urgjencës u rreshtuan në Rrugën Bridge në qendër të Londrës dhe turmat shikonin nga përtej një kordon policie.

Një zëdhënës i policisë tha: “Në orën 7:24 të mëngjesit të së shtunës, më 8 mars, oficerët u lajmëruan për një burrë që po ngjitej në Kullën Elizabeth në Shtëpitë e Parlamentit. Policët janë në vendngjarje duke punuar për të zgjidhur në një përfundim të sigurt incidentin. Ata po ndihmohen nga Brigada e Zjarrfikësve të Londrës dhe Shërbimi i Ambulancës në Londër. Bridge Street, e cila është në skajin verior të urës Westminster, është e mbyllur, përveç shërbimeve të urgjencës”.

Një vinç është ngritur në lartësinë ku është ngjitur burri dhe po negociojnë për zbritjen e tij. Ngjarja në qendër të kryeqytetit ka tërhequr vëmendjen e qindra personave që kalonin aty pranë.