Përzgjidhet formacioni dhe trajneri më i mirë i javës së 28-të
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Mars 2025, 13:35
Pas përfundimit të javës së 28-të ditën e enjte, trajnerët e ekipeve Kombëtare kanë përzgjedhur formacionin dhe trajnerin më të mirë në kampionatin “Abissnet Superiore”.
Në portë është gardiani i Egnatias, Mario Dajsinani.
Mbrojtja përbëhet nga: Andrey Yago (Vllaznia), Elvis Prençi (Skënderbeu), Sigitas Olberkis (AF Elbasani), Aboubacar Camara (Bylis).
Në mesfushë janë: Regi Lushkja (Egnatia), Paulo Estrela (Skënderbeu), Malomo Taofeek Ayodeji (Bylis).
Në majën e sulmit është Walid Jarmouni (Tirana), ndërsa krahët përbëhen nga Ildi Gruda (Vllaznia) dhe Serxho Ujka (Egnatia).
Trajneri më i mirë i javës së 28-të është përzgjedhur tekniku i Egnatias, Edlir Tetova.


