FOTO+VIDEO/ Përcillet për në banesën e fundit vëllai i Unikkatil, përleshje fizike gjatë ceremonisë
Këtë të enjte u përcoll në banesën e fundit reperi Mentor Palokaj, vdekja e të cilit tronditi të dielën opinionin publik.
I pranishëm për t’i dhënë lamtumirën e fundit vëllait të tij ishte edhe reperi i njohur shqiptar Unikkatil.
Ai dukej i prekur teksa përcillte vëllanë për në banesën e fundit.
Pas ceremonisë së varrimit të reperit, Mentor Palokaj, ndodhi një situatë aspak e këndshme.
Sipas pamjeve të siguruara nga Gazeta Demos, disa persona u përfshinë në gati përleshje fizike, pas asaj të dukshme verbale.

Bazuar po ashtu në këto raportime, aty u dëgjuan sharje dhe po ashtu ofendime.
“Çka *** po këqyrë”, ishin fjalët të cilat u dëgjuan në këtë sherr fizik.
NGJARJA
Reperi Mentor Palokaj i cili njihet po ashtu me nofkën “Tee”, u gjet i vdekur të dielën në një banesë në lagjen Arbëria në Prishtinë.
Rrethanat që çuan deri tek vdekja e tij ende nuk janë bërë të ditura.
Policia në vendngjarje kishte gjetur një armë zjarri e po ashtu substancë të dyshuar narkotike.
Unikkatil, përmes një postimi ditën e djeshme, u shpreh me dhimbje për vdekjen e vëllait të tij.

