VIDEO/ Kelly zgjon nga gjumi Vserlon "me muzikë" me tenxhere
Mbrëmjen e djeshme ndodhi një debat i ashpër mes Vserlos dhe Kelly-t.
E gjitha ndodhi pasi Vserlo i përmendi këngëtarit familjen duke i thënë: Nuk e shes unë familjen për klikime siç bëre ti.
Për rrjedhojë sot Kelly është zgjuar i pari dhe vendosi që të zgjonte edhe Vserlon, në një mënyrë të veçantë nga ditët e tjera.
Banori mori një tenxhere dhe një shkop dhe u afrua te krevati i Vserlos duke bërë zhurmë.
“Çohu denigrues, çohu denigrues”, i thoshte Kelly, ndërkohë Vserlo e duartrokiste.
Kjo gjë nuk është pritur mirë nga Valbona që i thotë të ndalojë dhe Danja që i thotë se janë dhe banorë të tjerë aty, jo vetëm ai në gjumë.
Por nuk ishte vetëm Kelly ai që bëri një veprim të tillë ndaj banorit pasi edhe Shkëlzeni shkoi te koka e Vserlos dhe nisi duke duartrokitur.
View this post on Instagram
