Kiara Tito publikon VIDEO-n e ëmbël të Luna Marisë

Nëpërmjet një Instastory të bërë së fundmi, moderatorja e njohur, Kiara Tito na ka zbuluar se vajza e saj është nga ata vogëlushet që adhurojnë gjërat e femrave që në vegjëli.

Në videon e postuar shfaqet Luna Mari e cila mban kremra dhe vajra të ndryshme në duar për t’u hidratuar përpara gjumit të natës.

“Pse vetëm mami ka rutinën me vajra dhe krem çdo natë? E kam dhe unë” shkroi Kiara në videon e postuar.

Me këtë post moderatorja na zbulon se Luna Mari përveçse një fëmijë i shëndetshëm që ka qejf ushqimin, ajo po afeksohet që tani dhe për trajtimin e lëkurës.