Disa muaj përpara ceremonisë së ndarjes së çmimeve Oscars "luhet loja" që nuk ua merr mendja!

Ka shumë marrëveshje sekrete me stilistë për t’i bërë aktorët të duken të përsosur në natën e Oscars. Përveç kësaj, tapeti i kuq është mundësia më e madhe për stilistët që të reklamojnë krijimet e tyre, por duket se është edhe për artistët që të rrisin të ardhurat e tyre.

Disa muaj përpara ceremonisë së ndarjes së çmimeve, një ekip parukierësh, stilistësh dhe grimierësh punojnë së bashku për të krijuar pamjet ikonike që shohim.

Disa muaj përpara ceremonisë së ndarjes së çmimeve

Prandaj, stilistët përgjegjës duhet të dinë se cilat fustane do të veshin të gjitha aktoret për të shmangur krijimet e njëjta. Në të njëjtën kohë kanë edhe një veshje rezervë në rast emergjence. Duhet theksuar se aktoret nuk paguajnë për fustanet e tyre, pasi marka si Dior, Versace apo Armani janë të gatshëm jo vetëm t’i ofrojnë pa asnjë kosto, por shumë herë t’i paguajnë vetë.

“Kjo mbizotëron në të gjitha fushat. Ata që merren me bizhuteri paguajnë, ata që merren me këpucë paguajnë, kompanitë në përgjithësi paguajnë”-tha stilistja Jessica Paster, e cila ka punuar me emra si Miranda Kerr, Emily Blunt dhe Sandra Bullock. “Kur flasim për veshjet ne i paguajmë ato nga 100,000 dollarë në 250,000 dollarë,”-shtoi ajo.

Loja e tapetit të kuq për meshkujt është aktivizuar gjithashtu vitet e fundit, pasi shtëpitë e modës si Prada, Dior, Gucci dhe Saint Laurent paguajnë yjet meshkuj për t’i veshur ata nga koka deri te këmbët në premiera, festivale filmi, Met Gala dhe Oscatsndhe më e rëndësishmja nga të gjitha, ceremonitë e çmimeve që zhvillohen midis janarit dhe marsit.

Në agjencitë kryesore të talenteve tani është normë gjetja e një përfaqësuesi të brendshëm, përgjegjësia e vetme e të cilit është të ndërmjetësojë marrëveshjet e fushatës dhe kontratat e tapetit të kuq me shtëpitë kryesore të modës, orëve dhe bizhuterive. Gjithashtu, shuma më e lartë ndonjëherë që është paguar një aktor mashkull është 250,000 dollarë për një paraqitje të vetme në tapetin e kuq.