Rama fton emigrantët të kthehen, por çfarë ofron Shqipëria? Muça: Ja situata në tregun e punës
Kryeministri Edi Rama ishte dje në Greqi ku takoi sipërmarrës dhe kompani përfaqësuese nga Shqipëria në Panairin e Punës në Athinë.
Rama tha se 120 kompani shqiptare nga Shqipëria janë në këtë panair për të përcjellë Shqipërinë e punës dhe për t’ju treguar nga afër motrave dhe vëllezërve në Greqi që dje erdhën për të kërkuar një punë të ndershme dhe për të ngritur ekonominë e tyre familjare përmes punës se Shqipëria ka punë për ta.
Por në fakt çfarë ofron Shqipëria në mënyrë që emigrantët shqiptarë të kthehen në vendin e tyre?
Për të kuptuar më shumë mbi mundësitë e punësimit në Shqipëri i ftuar në studion e lajmeve në "Ora News" ishte eksperti i punësimit, Erion Muço.
“Këto aktivitete kanë elementin e tyre pozitiv, për t’i afruar emigrantët në një formë rehabilitimi apo zbutje të të gjitha plagëve të shkaktuara në gjithë këto vite, ku shkak kryesor është mënyra se si është qeverisur vendi.
Sa i përket tregut të punës niveli i pagave ka ndryshuar por jo në atë nivel që ne presim.
Këtu e kam fjalën për reflektimin e sipërmarrësve privatë të ndikuar nga rritja e pagave në shtet, dhe kriteret e kërkuara nga punonjësit kanë detyruar sipërmarrësit të ndryshojnë edhe kushtet e punës për punonjësit e tyre.
Tashmë janë dy fish më të kujdesshëm sa ç’kanë qenë më parë. Pra, rëndësi ka që klima ka filluar të ndryshohet, në kushtet kur janë rrethanat që edhe nuk gjejnë dot punonjës.
Këto aktivitete janë tregues që shteti po ndërmerr një rol ndërmjetësi dhe duhet të shikojmë rezultatet konkrete nëse do ketë të rikthyer nga radhët e emigrantëve”, u shpreh ndër të tjera eksperti i punësimit Erion Muço.
NDIQNI INTERVISTËN E PLOTË ME EKSPERTIN E PUNËSIMIT, ERION MUÇO

