VIDEO/ "E simpatizoj..." - Ky banor e shpreh hapur pëlqimin për Rizartën: Për moshën që ka...

Duket se në shtëpinë e “Big Brother Vip” po lind një histori e re “rozë”. Ditën e sotme, Aldo, teksa ka qenë duke biseduar me Mikelën ka shprehur se ka një simpati për Rizartën.

E simpatizoj. Fjala admiroj është shumë e madhe por për moshën që ka, e admiroj. Dhe nëse ka diçka, nëse do ketë diçka, do jetë e vërtetë. Kështu 100 %. Por nuk është prioritet, nëse lind diçka, lind”– tha Aldo.

“Kështu duhet të jetë”- iu përgjigj Mikela e cila më pas e pyeti: “Si të duket nga ana tjetër deri tani, meqë thua e kupton?

 

Aldo u përgjigj se i duket që simpatia e Rizartës për të është reciproke, duke shtuar “Për më shumë nuk e di, për këto vlerësimet që po flisja, më duket reciproke”.

A do ia kthejë Rizarta ndjenjat Aldos?

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)