“Brit Awards 2025”, një triumf për Charli XCX

Mbrëmja e Brit Awards 2025, ishte një triumf për Charli XCX, e cila fitoi pesë çmime, përfshirë Artisten e Vitit, Albumin e Vitit për "Brat" dhe Këngën e Vitit për "Guess" në bashkëpunim me Billie Eilish.

Chappell Roan u vlerësua me dy çmime ndërkombëtare: Artistja Ndërkombëtare dhe Kënga Ndërkombëtare për "Good Luck, Babe!"

Ezra Collective u nderua si Grupi Britanik i Vitit, duke u bërë grupi i parë Jazz që fiton një çmim Brit.

Këngëtarja amerikane Sabrina Carpenter u nderua me Çmimin e Suksesit Global dhe dha një performancë të paharrueshme të këngës së saj "Espresso", e shoqëruar nga valltarë të veshur si roje mbretërore britanike

Jade Thirlwall, ish-anëtare e Little Mix, fitoi çmimin për Aktin më të Mirë Pop, duke performuar këngën e saj “Angel Of My Dreams” në një shfaqje mbresëlënëse që përfshinte një transformim skenik dhe një ngritje mbi audiencën.

Sam Fender u rikthye fuqishëm, duke fituar çmimin për Aktin më të Mirë Rock/Alternativ dhe duke performuar këngën kryesore nga albumi i tij i fundit "People Watching", i cili kryesoi listat britanike.

Stormzy mori çmimin për këngën më të mirë Hip-Hop, ndërsa Raye u nderua në kategorinë R&B,

Një moment prekës i mbrëmjes ishte homazhi për Liam Payne, ish-anëtar i One Direction, i cili ndërroi jetë vitin e kaluar.

Ceremonia u drejtua nga Jack Whitehall dhe përfshiu performanca nga artistë të njohur si Sam Fender, Lola Young, Sabrina Carpenter, Teddy Swims, JADE, The Last Dinner Party dhe Myles Smith