Takimi i tensionar me Trump, Von der Leyen: Nuk je kurrë vetëm, i dashur President Zelensky!
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Shkurt 2025, 22:09
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, deklaron se është në anën e Ukrainës pas takimit të ashpër mes presidentit Volodymyr Zelensky dhe presidentit amerikan Donald Trump.
Ursula von der Leyen shkroi në postimin e saj Ukraina duhet të jetë e guximshme dhe e patrembur. Ajo thotë se Zelensky nuk është trembur kurrë.
“Ji e fortë, ji e guximshme, ji i patrembur. Ti nuk je kurrë vetëm, i dashur President Zelensky. Ne do të vazhdojmë të punojmë me ju për një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme”, ka shkruar ajo në X.

