“Aktorja Ermira Gjata ka provuar mari*hanën”, Zhaku zbulon si ia mbushi mendjen mamit
E ftuar në emisionin “Glamour Zone”, në “Ora News”, ishte Inida Gjana, këngëtare dhe prezantuese e njohur, e cila njihet ndryshe si Zhaku.
Gjatë bisedës, ajo ndau disa kujtime nga jeta e saj personale, përfshirë një moment kur nëna e saj, me humor dhe kuriozitet, pranoi të provonte mariuhanën gjatë xhirimeve të filmit “Unë, ti dhe Kasandra”.
Një pjesë nga intervista:
Ester Bylyku: Po mami ka zbuluar ndonjë gjë që të ka prishur punë? Ndonjë cigare, ndonjë gjë?
Zhaku: Jo asnjëherë. Por mami vetë kur ka bërë filmin “Unë, ti dhe Kasandra” ja mbushëm mendjen ne të gjithë që ta provonte.
Ester Bylyku: E provoi?
Zhaku: Një herë e thithi. Do çmendet mami. E provoi nga kurioziteti. Të gjithë studentët e filmit ishin një ekip I lezetshëm. Të gjithë I thonin ‘ o zyshe provoje’. Një here e thithi, po kot. Mami im mezi e pi një gotë verë. Është komplet jashtë këtij realiteti, por është mendjehapur.
