“Ab*zova me D**GËN, me ranë të fikët në rrugë dhe…”, Zhaku zbulon historinë e frikshme
Këngëtarja dhe prezantuesja e njohur, Inida Gjata, e njohur ndryshe si Zhaku, ka ndarë një histori personale të vështirë gjatë intervistës në emisionin “Glamour Zone” në “Ora News”, ku foli hapur për një rast ku i ka rënë të fikët nga substancat narkotike.
Një pjesë nga intervista:
Ester Bylyku: Ke thënë që ti ke abuzuar me substancat narkotike dhe në një moshë të re. A ka pasur ndonjë rast që të është rrezikuar jeta?
Zhaku: Mbase nuk ka qenë hera e pare fare, por hera e pare që unë piva vërtetë seriozisht bar. Isha me shoqërinë time, ata për qejf të vetë. Ishim një grup, rrinim gjithmonë, shkonim në disko. Nuk kishim as shkollë asgjë, ishte rrumpallë. Piva dy cigare, njëra pas tjetrës, idjote komplet. U bëra shumë keq, sa dola nga rruga më ra të fikët. U tmerrua shoqëria ime.
Ester Bylyku: A ke pasur këto raste me spitale?
Zhaku: Jo asnjëherë. U futëm në një exchange aty, unë I thash jam me diabet.
Ester Bylyku: U përmende shpejt aty?
Zhaku: Më ra të fikët por në spital jo.

