EMËR+FOTO/ Dënohet me burg 56-vjeçari shqiptar në Angli, ja akuza

Një 56-vjeçar shqiptar është dënuar me burg në Angli, pasi akuzohet për kultivimin e lëndëve narkotike. Mediat e huaja bëjnë të ditur se Ilir Muçmata, u dënua me 12 muaj heqje lirie.

Gjithashtu oficerët gjetën 100 bimë, pajisje për rritje dhe peshore, ndërsa i u arrestua në vendngjarje.

“Ky është një shembull tjetër i mirë i punës që po bëjmë në komunitetin tonë për të pastruar rrugët nga droga ilegale dhe për të mbrojtur njerëzit nga dëmi dhe krimi që vjen me aktivitetin e paligjshëm të drogës”, tha një zyrtyar i gjykatës.