Makina futet mes turmës në një stacion autobusi në Izrael, lëndohen 7 persona
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Shkurt 2025, 18:40
Një sulm i rëndë ka ndodhur në Izrael këtë të enjte, shkruajnë mediat e huaja.
Një makinë është futur mes turmës dhe ka goditur ata që ndodheshin në stacionin e autobusit duke vijuar më tej drejt kryqëzimit.
Si pasojë e përplasjes kanë mbetur të plagosur 7 persona.
Policia izraelite tha se sulmuesi i dyshuar kishte motive nacionaliste dhe ishte një palestinez nga Jenin në veri të Bregut Perëndimor të pushtuar nga Izraeli, i martuar me një shtetas izraelit.
