BE-ja konfirmon praninë e Von der Leyenit në takimin që do të mbahet në Londër të dielën
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Shkurt 2025, 16:06
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, do të udhëtojë në Londër këtë të diel për të marrë pjesë në takimin joformal midis liderëve evropianë, ku pritet të diskutohet për çështjet e sigurisë në Evropë dhe Ukrainë, ka konfirmuar një zëdhënëse e Komisionit, transmetohen The Guardian.
Konfirmimi i takimit nga ana e Bashkimit Evropian përputhet me deklaratat e kryeministrit polak, Donald Tusk, i cili kishte deklaruar të martën se liderët evropianë po planifikonin të takoheshin në Londër për të diskutuar në lidhje me çështjet e sigurisë dhe mbrojtjes.
