Papa Françesku vazhdon mjekimin, po i bëhen analiza të reja
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Shkurt 2025, 12:38
Papa Françesku po vazhdon mjekimin. Sipas burimeve të Vatikanit, gjendja e tij psikologjike është e mirë dhe po bëhen analiza të reja.
Paraprakisht ishte raportuar se Papa pushoi gjatë gjithë natës, ndërsa dje, të mërkurën, në mbrëmje u njoftua se shëndeti i tij ishte përmirësuar lehtë.
Ndërkohë, mbrëmjen e sotme, pritet një njoftim i ri më i detajuar nga Selia e Shenjtë.