Çfarë zori kishte rektori Sallaku të përdorej nga kryeministri?!
Mund ta kesh mik kryeministrin e Shqipërisë, cilido të ishte ose të jetë ai. Edhe Edi Ramën. Mund ta simpatizosh e ta ndihmosh atë.
Por kur një rektor përdoret prej tij, ai nuk është më rektor! Që do të thotë se nuk duhet të ishte e as nuk duhet të jetë në atë detyrë.
Detyra e rektorit të një universiteti, publik apo privat, nga pikëpamja etike nuk përputhet me të qenit i përdorur nga politika. Rektori Fatbardh Sollaku u përdor keq sot. Madje ai u përdhunua në nderin etik e deontologjik të tij!
Çfarë zori pati ai që shkoi gjoja të raportonte para grupit parlamentar të Partisë Socialiste?! Çfarë dobie pati dëshmia e tij?! Kujt i shërbeu përdorja që atij ia bëri Edi Rama?! Askujt, përveç narko-shtetit.
I shërbeu vetëm klaneve mafioze dhe kriminale, tentakulat e të cilave shtrihen edhe në universitete. Atëherë pse zoti Sollaku zuri ekranet televizive në një shfaqje të turpshme? Sepse duket qartë se është peng. I kujt? Më e mundshmja është të jetë peng i kryemafiozit Edi Rama.
Fakti që kryeministri i dha atij urdhër të vinte në grupin e tij parlamentar, edhe pse deshën ta shesin si dëshirën e Sollakut, e dëshmon edhe faktin tjetër se rektori i UBT-së është peng i politikës mafioze të Rilindjes.
Paraqitja e tij publike në krah të Ramës për një krim korrupsioni e në mbrojtje të tij, nuk e ka përmirësuar imazhin e Universitetit Bujqësor. Përkundrazi e ka rënduar pozitën e këtij universiteti në opinion.
As e ka mbrojtur vetë rektorin nga ndonjë akuzë e mundshme. Përkundrazi, i ka shtuar hijet e dyshimit!
Kjo paraqitje pati vetëm një qëllim: - T’i bëhet presion i shtuar drejtësisë. Por edhe në këtë rast rektori nuk është i fituar. Atëherë cila ishte arsyeja e këtij spektakli? Pengmarrja e rektorit.
Por një rektor që është peng i politikës a mund të jetë rektor! Ai bën vetëm për fshesaxhi! Se këtë punë di ta bëjë mirë, një person i marrë peng. Ai nuk e bën dot punën e rektorit. Rektorit së paku prej sot ia ka nxirë imazhin.
Edhe rektorëve të tjerë në Shqipëri, të cilët për t’u vetëpastruar do të duhet të reagojnë kundër këtij akti të shëmtuar. Një rektor që rend të mbrojë krimin në grupin kriminal parlamentar të Rilindjes, ai rektor është shërbëtor i krimit, jo i arsimimit!
Rektori është e duhet të jetë figura më e pastër e shoqërisë, modeli i sjelljes njerëzore për studentët, pedagogët dhe njerëzit e tjerë që e rrethojnë.
Kjo që bëri sot Fatbardh Sollaku ishte e kundërta e asaj se çfarë përfaqëson një rektor universiteti në sytë e shoqërisë. Ndaj besoj se profesorët e pedagogët me integritet moral e profesional do të reagojnë. Po ashtu studentët!
Sot Sollakun nuk e ndihmoi as emri me fat të bardhë! Sot ai shënoi rekordin e fatit të keq të vetin! Por kështu e pëson kur merresh me kreun e mafies shqiptare në krye të ekzekutivit shqiptar! Për të gjitha këto arsye presidenti i Republikës duhet të dekretojë shkarkimin e tij! Sa më shpejt, aq më mirë!


