Anuela Ristani, zv. Kryetarja e Bashkisë që nuk shihte dot paudhësitë e Lalit, natyrisht është e pa aftë në detyrë

Po kërkoj vëmendjen e medias për të kthyer sytë nga Zv. Kryetarja e Bashkisë Tiranë e cila është komanduar nga lideri global në cilësinë e kryetares në detyrë.

Shkak për të lënë këtë shënim dhe detyrë për median është qëndrimi i saj publik si një sfidë dhe shantazh ndaj organeve të drejtësisë që i kanë kapur në flagrancë shefin e saj Erjon Veliaj në mashtrime dhe korrupsion të përmasave të mëdha.

Po ti moj 'dhi' e zgjebosur me bishtin përpjetë që mban fjalime kaq patetike, ke qenë zv. Kryetare, nuk i shikoje çdo ditë këto paudhësitë e lalit? Atëhere, qënke krejt e pa aftë!

Kjo është e vërteta! Se nuk besoj se ke heshtur se të duhej rroga të çoje në shtëpi apo të bëje karrierë!?

Tani ti mund të qëndrosh në krye të Bashkisë Tiranë se kështu do Rama, dhe ashtu bëhet nën një pushtet kleptokrat dhe feudal, por morali, integriteti dhe ligji nuk janë me ty moj bjondinë tyryfyle!

Më vjen neveri të dëgjoj më shumë lajka në këtë recital bajat që po shfaqet në sheshin "Skënderbej" me regji nga pushteti qendror që haptazi po shantazhon SPAK për një Nastradin, mashtrues dhe hajdut ordiner, si kryetari juaj i kapur në flagrancë dhe për pasojë tashmë gjendet në qeli, me prangat e rënda të mashtrimit dhe korrupsionit në dorë që nuk ka Zot ta shpëtojë!