Javë e madhe, do keni mundësinë t’i shihni të shtatë planetët njëkohësisht

Këtë javë, shtatë planetë – Marsi, Jupiteri, Urani, Venusi, Neptuni, Mërkuri dhe Saturni – do të shfaqen njëkohësisht në një fenomen të rrallë të njohur si "parada planetare", i cili nuk do të përsëritet deri në vitin 2040. Katër planetët do të jenë të dukshëm me sy të lirë, ndërsa për të parë Uranin dhe Neptunin do të nevojitet një teleskop, me kushtet më të mira të vëzhgimit të parashikuara për të mërkurën dhe të enjten.

Gjatë kësaj jave, do te keni mundësinë e rrallë për të parë shtatë planetë – Marsin, Jupiterin, Uranin, Venusin, Neptunin, Mërkurin dhe Saturnin – të shfaqen njëkohësisht.

Ky fenomen, i njohur si "parada planetare", është një pamje spektakolare që nuk do të përsëritet deri në vitin 2040.

Mundësia më e mirë për të parë këta planetë do të jetë menjëherë pas perëndimit të diellit të martën, të mërkurën dhe të enjten.

Katër planetët – Mërkuri, Venusi, Jupiteri dhe Marsi – do të jenë të dukshëm me sy të lirë, por Saturni do të jetë më i vështirë për t'u parë për shkak të pozicionit të tij të ulët në horizont ndersa per të parë Uranin dhe Neptunin, do të nevojitet një teleskop.

Dr. Edward Bloomer, astronom në Observatorin Mbretëror Greenwich, tha për BBC, se kjo është një mundësi e rrallë për të parë shtatë planetët në të njëjtin vend. Ai inkurajoi vëzhguesit të jenë të gatshëm menjëherë pas perëndimit të diellit, pasi pas disa minutash, planetët do të zhduken nën horizont. Venusi, Jupiteri dhe Marsi do të shfaqen për një kohë më të gjatë.

Austronomët sugjerojnë të kërkoni një vend me pamje të qartë të horizontit dhe vendet me pak drite dhe të prisni rreth gjysmë ore për t'u përshtatur me dritën e natës.

Moti i luhatshëm gjatë javës mund të ndikojë në vëzhgimin e planetëve. Megjithatë priten, kushte më të mira për këtë fenomen me qiell më të kthjellët dhe më të qetë që do të shfaqen të enjten dhe të premten, gjatë kulmit të paradës planetare.