Një shqiptare në Sanremo/ Dedej: Sakrifica më dha forcën dhe besimin tek vetvetja për të ecur përpara
E ftuar në studion e lajmeve në "Ora News", ishte make-up artistja shqiptare, Miranda Subashi Dedej, e cila ka zhvendosur profesionin e saj në Sanremo.
Dedej ndër të tjera foli dhe për Olly-n, fituesin e Sanremo-s 2025, i cili ka hequr dorë nga përfaqësimi i shtetit Italian në Eurovision gjithashtu shprehu dhe arritjet e saja në profesion.
" Ishte e papritur dhe për atë. Ne ditën e fundit të festivalit, u priste të fitonte ose Georgia ose Achille Lauro. Këto të dy ishin personat që u prisnin të arrinin Eurovizionin. Janë këngëtarë që duhen shumë nga publiku italian dhe këngë iu përshtaste më shumë Eurovizionit.
Unë besoj se vështirësia e madhe që kemi hasur ne Shqiptarët në Itali na ka forcuar. Na ka forcuar sepse unë jam në një zonë të Italisë ku flitet dhe gjermanisht, ka qenë shumë e vështirë dhe bashkëjetimi me personat, me popullsinë e këtij vendi. Kam luftuar shumë për të arritur thjesht për tu bërë një parukiere. Kam bërë shkollën në gjuhën italiane dhe gjermane, bëra provimet dhe në momentin që kam hapur aktivitetin tim, të them të drejtën që ka qenë e papritur kjo prezenca ime në Sanremo ose në evente të tjera. Sakrifica e madhe më dha forcën dhe besimin tek vetvetja për të ecur përpara", u shpreh Dedej.
