FOTO/ Fero gjeti femrën ideale dhe i dha fund beqarisë. Reagimi i Arbenitës bën bujë në rrjet

Së fundmi, ish-reperi i njohur me emrin e artit si Fero Fera, na befasoi me një lajm të papritur.

Kujtojmë se në disa intervista të dhënë së fundmi për mediat kosovare, artisti është shprehur se ka gjetur dashurinë e jetës e për rrjedhojë së fundmi ai na zbuloi se për marrëdhënien e tyre ata hodhën një hap më tej.

Fero na zbuloi se ka kurorëzuar dashurinë në martesë. Por femra e cila i ka vjedhur zemrën vijon të mbetet mister.

Sakaq ajo që bëri akoma më shumë bujë në rrjet ishte një reagim i ish-partneres së artistit, modeles së njohur Arbenita Ismajli.

Ditën e sotme modelja postoi një selfie në të cilën duket e mërzitur dhe me lot në sy.

Kjo foto ka ngritur aludimet se martesa e ish-partnerit ka shkaktuar një gjendje emocionale jo dhe aq të mirë te bukuroshja shqiptare.

Kujtojmë se modelja dhe artisti në fjalë janë prindër të një vajze të ëmbël e quajtur Nina.

FOTO/ Fero gjeti femrën ideale dhe i dha fund beqarisë. Reagimi i