Trendi viral me letrën higjenike në frigorifer, çfarë fshihet prapa këtij truku?

Letra higjienike në frigorifer, është duke u përhapur si sugjerim dhe truk që mund të sjellë disa përfitime befasuese në frigoriferin tuaj, shkruan Express.co.uk.

Falë cilësive të saj thithëse, letra higjienike do të ndihmojë në eliminimin e aromave të këqija nga frigoriferi juaj.

Letra e tualetit ndihmon në thithjen e lagështirës së tepërt, një problem i zakonshëm në frigoriferë i shkaktuar nga hapjet e shpeshta të dyerve, pastrimi i pamjaftueshëm ose ruajtja e gabuar e ushqimit.

Ky truk jo vetëm që ndihmon në eliminimin e aromave të këqija dhe lagështisë së tepërt, por gjithashtu thith lagështinë, duke lejuar që frigoriferi juaj të funksionojë në mënyrë më efikase, të çojë në grumbullim më të vogël të akullit në mure dhe rrjedhimisht më pak konsum të energjisë elektrike.