Tri vite luftë Rusi - Ukrainë! Konflikti më i rëndë që nga Lufta e Dytë Botërore

Dita e parë e luftës mes Rusisë dhe Ukrainës është një kujtim i hidhur i një realiteti që ndryshoi përgjithmonë. Sot pas 3 vitesh ka ende shumë pyetje që mbeten pa përgjigje dhe frikë për arritjen ose jo të paqes.

Zhurma shurdhuese e sirenave të emergjencës nga sulmet e para ajrore.

Ndërtesa që shpërthejnë në flakë, të kthyera në rrënoja. Njerëz të tmerruar të fshehur në bodrume.

Thirrjet e dëshpërimit dhe nevojës për mbështetje.

Ky ishte realiteti i 24 shkurtit 2022, dita e parë e pushtimit të plotë të Ukrainës nga Rusia .

Nga shpërthimet e para në mëngjesin e asaj dite fatale, vendi ndryshoi përgjithmonë.

Në mbrëmje, ukrainasit po numëronin të vdekurit e parë dhe në shumë pjesë të territorit u gjendën nën pushtimin rus.

Pas  3 vitesh, konflikti që nisi konsiderohet si më i madhi dhe më vdekjeprurësi në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore.

Frika për jetën është po aq e pamëshirshme sa ishte ditën e parë.

Qindra mijëra ushtarë të vrarë dhe dhjetëra mijëra viktima civile.

Miliona njerëz janë larguar nga vendi i tyre, shumë prej të cilëve nuk ka gjasa të kthehen.

Ukrainës mbetet nën pushtimin rus, pa asnjë shenjë se Kievi do të jetë në gjendje të rimarrë kontrollin e territoreve.

Askush në këto momente nuk mund ti përgjigjet pyetjes se kur do të mbarojë lufta dhe ajo ditë e parë mbetet e ndezur në kujtesën e tyre, duke e ndarë përgjithmonë jetën në "para" dhe "pas" 24 shkurtit 2022.