Rio de Janeiro po përjeton ditët më të nxehta
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Shkurt 2025, 11:44
Qyteti Rio de Janeiro në Brazil po përjeton ditët më të nxehta.
Popullatës vendase dhe turistëve u janë dërguar mesazhe paralajmëruese që të marrin masa paraprake pasi temperaturat në rajon do të afrohen deri në 40 gradë Celsius.
Qytetarët që jetojnë në lagjet e varfra të Rio de Janeiros u përpoqën të freskoheshin në motin e nxehtë në mënyrën e tyre ndërsa qytetarët e rajonit u dyndën në plazhe.
