Al Jazeera: Hamas dorëzon pranë Kryqit të Kuq, trupin e nënës së binjakëve
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Shkurt 2025, 22:28
Al Jazeera raporton se Hamasi i ka dorëzuar së fundmi Kryqit të Kuq trupin e pengut izraelit Shiri Bibas. Shiri Bibas është nëna e Kfir dhe Ariel Bibas, trupat e të cilëve u kthyen në Izrael nga Hamasi dje.
Grupi gjithashtu dorëzoi një trup të tretë, ADN-ja e të cilit nuk përputhej me asnjë nga pengjet ende në Gaza. Sipas një burimi për Al Jazeera, Brigadat Qassam, krahu ushtarak i Hamasit, dorëzuan trupin e Shirit këtë mbrëmje.
Ushtria izraelite ndërkohë ka njoftuar se po verifikon thashethemet e raportuara nga al Jazeera.