Beluli: Beogradi ka ndikimin e tij në qytetarët që jetojnë në Kosovë, dërgoi persona për të votuar

Përmes një interviste në Ora News, gazetarja Ardita Beluli nga Presheva tha se Beogradi ka ndikimin e tij në qytetarët që jetojnë në Kosovë.

Beluli: Beogradi ka ndikimin e tij në qytetarët që jetojnë në Kosovë, sidomos në komunitetin e veriut në Mitrovicë. Edhe në fushatë sa ishte në Kosovë, Vuçiç nuk ka kursyer retorikën e tij nacionaliste, duke kërkuar votat e serbëve që jetojnë në Kosovë. Janë organizuar me autobusë për të shkuar dhe për të votuar për Listën Serbe.