Trump “luftë” Zelenskyt, Mema: Mënjanimi i Evropës në diskutimet për paqen me Rusinë e vë në pozitë të tensionuar Zelenksin

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka kritikuar ashpër presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskyy, duke e quajtur atë një diktator. Pak orë pasi sugjeroi zgjedhje në Ukrainë, Trump përmes një postimi në Truth Social tha se Zelenskyy kishte bërë një punë të tmerrshme në vend dhe se më mirë të lëvizë shpejt ose nuk do t’i mbetet një vend.

Në postimin e tij, Trump pretendoi se Zelensky bindi Uashingtonin të shpenzonte 350 miliardë dollarë për një luftë të pafitueshme dhe akuzoi Biden për dështimin për të balancuar kontributet financiare të aleatëve.

Në të njëjtën kohë, ai përsëriti dyshimet e tij për menaxhimin e fondeve nga Kievi, duke pretenduar se Zelensky pranoi se gjysma e parave që mori janë zhdukur.

Por pse erdhi kjo krisje e madhe SHBA-Ukrainë?

Profesori i Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Medlir Mema, në një lidhje me skype në studion e lajmeve në “Ora News” në hapësirën dedikuar shqiptarëve analizoi realitetin e ri të krijuar me ardhjen e Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë.

“Reagimi i z. Zelenksi kuptohet, është munduar të luajë një lojë të kujdesshme duke shpresuar se Donald Trump do ta kursente në një farë mënyre.

Mënjanimi i Evropës në diskutimet për paqen mes Rusisë dhe Ukrainës tashmë e vë në një pozitë të tensionuar Presidentin Zelenksi, të cilët mund të kërcënojnë vazhdimësinë e luftës.

Turqia ka qenë e paanshme në këtë luftë, por ajo që shikojmë është fakti se Turqia ka pasur një rol të fuqishëm në këtë dialog dhe mendoj se ajo mund të jetë ndërmjetësi më i mirë për këto diskutime të mëtejshme”, u shpreh Mema në analizën e tij.

NDIQNI INTERVISTËN E PLOTË ME STUDIUESIN MEDLIR MEMA NË “ORA NEWS”