Meloni viziton në spital Papa Françeskun: Bëmë batutat tona si gjithmonë! Nuk e ka humbur sensin e humorit

Papa Françesku është vizituar në spital nga kryeministrja italiane, Giorgia Meloni. Kryeministrja italiane deklaroi se e gjeti Papën në gjendje të mirë, vigjilent dhe se a iu përgjigj normalisht.

“Ne i bëmë batutat tona si gjithmonë. Ai nuk e ka humbur sensin e humorit”, tha Meloni.

Papa Françesku ka shfaqur dje simptoma të pneumonisë së dyfishtë, që do të thotë se sëmundja i ka prekur të dyja mushkëritë. Burime pranë Papa Françeskut, i cili është ende i shtruar në spital në gjendje kritike shprehin ankthin se ai nuk do t'ia dalë kësaj here të dalë fitimtar nga beteja e tij me sëmundjen.

Me përkeqësimin e shëndetit të tij në shkurt, Papa nuk humbi kohë në përfundimin e nismave kryesore dhe emërimin e individëve të veçantë në postet "kyçe", pas një papati progresiv. Që kur u bë Papë në vitin 2013, Françesku ka synuar ta bëjë Kishën më gjithëpërfshirëse, duke u dhënë role të rëndësishme grave dhe grupeve vulnerabël. Edhe pse kjo ka ngjallur reagime nga shumë konservatorë, liberalët ankohen se reformat që ai bëri ishin të pamjaftueshme. Në të njëjtën kohë, ai është përpjekur t'i japë fund abuzimit të shfrenuar të fëmijëve nga klerikët.