Pas Censusit të popullsisë, INSTAT do studiojë të dhënat e bujqësisë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Shkurt 2025, 13:46
Pas censusit të popullsisë instat do të bëhet gati për të studiuar të dhënat e bujqësisë.
Matja do të përfshijë fermat, teknikat e përpunimit, mekanikën etj.
Kreu i INSTAT, Elsa Dhuli në raportimin në komisionin e ekonomisë shprehet se puna është në fazën e përgatitjes së pyetësorëve.
Në muajt e fundit nga opozita janë ngritur akuza për rënie të ndjeshme të prodhimit në bujqësi si dhe rënies me pesëdhjetë për qind të numrit të bagëtive.
