Pafajësi për burrin e Rihannës/ Reperi i shpëton dënimit për akuzën se qëlloi shokun me...

Në fillim nisi si një sherr mes shokësh, por përfundoi në 3 vite betejë ligjore me akuza për tentativë vrasje dhe të shtëna masive në publik.

Në fund bashkëshorti i Rihannës, u shpall i pafajshëm për to.

Bashkëshorti i Rihanës,rreperi i njohur A$AP Rocky është shpallur i pafjashëm për akuzën e vrasjes me dashje të mbetur në tentativë ndaj mikut të tij.

Muzikanti, emri i të cilit është Rakim Mayers, përballej edhe me akuzën e të shtënave në publik me rrezik për jetën e qytetararëve, përrgjegjësi penale që i rrezikonin 24 vjet heqje lirie.

Terell Ephron pretendoi se ylli i hip-hop-it i nominuar për Grammy hapi zjarr ndaj tij gjatë një debati në një rrugë të Hollivudit më 6 nëntor 2021.

Pjesa më e madhe e gjykimit varej nga fakti nëse arma e zjarrit në fjalë ishte një armë mbështetëse e padëmshme, siç tha mbrojtja e Mayers, ose një armë e vërtetë e aftë për të shkaktuar dëm, siç pretenduan Ephron dhe prokurorët.

Juristët kishin disa pamje të sherrit, sepse arritën të regjistrohen nga kamerat aty pranë, duke përfshirë audion e të shtënave, por asnjë provë nuk u pa që ndaj Ephron të qëllohej drejtpërdrejt.

Në të kundërt të kësaj, Mayers e kërcënoi me armë Ephron por nisi të largohej siç tregojnë edhe pamjet. Miku i tij e ndoqi nga pas duke i bërtitur dhe Mayers u kthye duke qëlluar në ajër.

Gjykata u ndez nga britmat e gëzimit dhe duartrokitjet teksa Mayers nxitoi drejt familjes së tij dhe Rihanna-s, dhe dy djemtë e tyre RZA dy-vjeçar dhe Riot një-vjeçar të cilët ishin ulur pas tij.

Kapërceu mbi një pengesë druri për t'i përqafuar në lot.

Tani a ido ti rikthehet jetës artistike pasi do të publikojë albumin e parë solo në gati një dekadë dhe është planifikuar të jetë bashkë-drejtues i festivalit Rolling Loud të Los Angeles në mars 2025.

Përveç kësaj, ai luan së bashku me Denzel Ëashington në filmin e ardhshëm të Spike Lee, Highest 2 Loëest, që do të shfaqet në muajt e ardhshëm.