Ndryshimi i papritur i Vëllait të Madh, ja 4 vajzat që shpëtuan nga eleminimi sonte

Danja, Rozana, Gerta dhe Egli janë katër banoret e para që kanë shpëtuar këtë mbrëmje nga televotimi i javës.

Ka qenë vendimi i Krisës të shtunën për të çuar vajzat në nominim, bashkë me veten, pasi u vu përballë zgjedhjes nga Vëllai i Madh nëse do çonte djemtë apo vajzat.

Valbona ,Krisa, Loredana dhe Livia mbetet për t’u parë se cila prej tyre do lërë sonte shtëpinë e BBVA.

Sonte eleminimi kryhet me dy faza pasi në fillim të programit Ledioni lexoi nga zarfi i kuq vetëm 4 vajzat që shpëtojnë. Më vonë do të lexohet zarfi i zi i eleminimit.