Trashëgimia kulturore nuk ndryshon/ PS rrëzon nismën e Zhupës për menaxhimin nga shteti
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Shkurt 2025, 14:01
Mazhoranca ka rrëzuar nismën e opozitës për menaxhimin e parkeve arkeologjike dhe trashëgimisë kulturore nga shteti.
Në komisionin e integrimit evropian u rrëzua dhe nisma e kthimit në muze të burgut të të burgosurve politik në Spaç e Tepelenë.
Në komisionin e cështjeve evropiane deputetja Ina Zhupa mbrojti nismën e saj ku kërkon që shteti të ruajë kontrollin mbi pasurite dhe trashëgiminë kulturore.
Në mbështetje të argumentit solli qëndrimet e UNESCO.
Për mazhorancën ligji aktual garanton menaxhimin e sigurt por edhe zhvillimin e duhur.
Shpallja muze e ish kampit të të burgosurve politik në Spaç dhe Tepelenë solli debat mes deputetëve.
Pavarësisht kësaj me shumicë votash të dy nismat u rrëzuan.
