Mediu takon liderët ndërkombëtarë në Londër: Nevoja për ringritje të vlerave konservatore dhe individuale, çështje e rëndësishme
Në një postim në rrjetet sociale, Presidenti i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, ka shprehur kënaqësinë për pjesëmarrjen në konferencën “Aleanca për qytetarë të përgjegjshëm” që u mbajt në Londër, ku morën pjesë përfaqësues nga mbi 90 shtete të botës.
Ai theksoi fjalën e Kryetarit Mike Johnson, i cili foli për nevojën e ringritjes së vlerave të individit dhe lirisë, duke u përballur me tendencën e kontrollit të qeverive në emër të globalizmit.
Mediu gjithashtu vuri në dukje rëndësinë e ruajtjes së vlerave familjare, traditës dhe identiteteve kombëtare, si dhe nevojën për një partneritet të fortë midis Europës dhe SHBA-së, të bazuar në këto vlera. Ai përmendi gjithashtu fjalën e lideres konservatore britanike Kemi Badenoch, e cila foli për rikthimin e konservatorëve në përgjigje të sfidave të shoqërisë moderne.
Mediu gjithashtu tregoi për analizën e thellë të Jordan Peterson mbi nevojën për ringritjen e vlerave njerëzore dhe forcën e individit në përballje me shpërbërjen e familjes dhe kombeve, duke e quajtur këtë një çështje të rëndësishme.
Në përfundim, Mediu theksoi kënaqësinë e tij për takimet me personalitete të shquara, si Kongresmenin Mike Cloud, Kongreswomen Harriet Hageman dhe Presidentin e Heritage Foundation, Kevin Roberts.
Postimi i plotë:
Londër: Britani e Madhe

Filloi konferenca "Aleanca për qytetarë të përgjegjshëm"!
Kjo konferencë ka bërë së bashku pjestarë nga mbi 90 vënde të botës. Anëtarë të Kongresit Amerikan, politikanë nga Britania, Europa dhe Australia.
Në fjalën e tij Kryetari Mike Johnson foli për nevojën e ringritjes së vlerave të individit dhe lirisë në përballje me tendencën e kontrollit të qeverive në emër të globalizmit
Nevoja për të ruajtur vlerat familjare, traditën, kulturën dhe identitetet kombëtare, si dhe një partneritet të Europës me SHBA bazuar mbi këto vlera.
Po ashtu, të njëjtin qëbdrim për nevojën e rikthimit të konservatorëve anglezë foli dhe liderja e tyre Kemi Badenoch etj.
Një analizë të thellë të gjëndjes së shoqërive sot dhe nevojës së ringritjes së vlerave njerëzore bazuar mbi lirinë dhe forcën e individit, në përballje me tendencat e shpërbërjes së familjes, shoqërive dhe kombeve të inspiruar nga e majta e prezantoj filizofi dhe analisti Kandez Jordan Peterson.

Gjatë aktivitetit pata kënaqësinë të takohesha me Kongresmenin nga Tx Mike Cloud dhe Kongreswomen Harriet Hageman, Presidentin e Heritage foundation Kevin Roberts, Lordin Dan Hannan, eurodeputetë., etj.


